Si te rrisim memorien ne PS3?

Cfar Ju duhen:

Laptop / Kompjuter

USB minimumi 2GB

PS3 me chip

Hapat qe duhet te Ndiqni:

1. Konfigurimi i USB-se

(Qe PS3 te mund te lexoj USb na duhet qe te keni nje usb me nje format te caktuar si me poshte)

Per USB qe jane me pak se 32GB hapsire si fillim shkojme tek “This PC” ose Windows File Explorer. Shkojme me mouse siper ikones se USB-se tone dhe klikome me te djathten e mausit. Klikojme opsionin Format…

Ne tabelen qe do te dali sigurohemi qe te kemi zgjedhur “FAT32”

Opsionet e tjera mund ti lini ashtu sic jane pasi nuk ndikojne ne proceduren. Thjesht kliko “Start”. Pasi te mbaroje procedura klikojme me te djathten e mausit tek ikona e usb dhe shtypim “Properties”.

Nje tabele do te na dali dhe ketu verifikojme qe USB eshte formatuar me sukses ne “FAT32”

*Per USB te cilat jane me shume se 32GB, do te na duhet nje program i cili quhet Rufus per ta formatuar ne “FAT32”

Sigurohemi qe te kemi zgjedhur USB-ne tone dhe tek opsioni “Boot Selection” zgjedhim “Non bootable”. Gjithashtu tek opsioni “File System” zgjedhim “FAT32” dhe i japim “START”.

2. Transferimi i programit ne USB

Si fillim na duhet te shkarkojme kete program ne Laptopin / kompjuterin tone. Shtyp ketu qe te shkarkoni programin. Pastaj shtypim iconen e “Windows” dhe shkruajme “This PC”

Zgjedhim Folder-in “Downloads” aty ku do e kemi dhe programin te shkarkuar.

Zgjedhim programin dhe shtypim butonin “Copy” lart.

Zgjedhim USB dhe shtypim me te djathten e mousit pastaj shtypim “Paste”

“Se fundmi heqim USB-ne dhe e vendosim tek PS3”

3. Instalimi dhe verifikimi qe programi punon

*Per hapin e radhes duhet qe te keni PS3 me chip* Nuk e keni PS3 me chip? Mos u shqetsoni klikoni ketu qe te mesoni si te beni PS3 me chip.

Sapo ndezim PS3 gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te ndezim chipin. Pra shtypim “enable hen” dhe presim disa sekonda sa te ndizet chipi. 

PS3 chip

Kontrollojme memorien e PS3 para se te vazhdojme qe te verifikojme qe programi ka qene efektiv duke shkuar tek “settings” dhe pastaj te “system information” 

Shtypim “System Settings” dhe shkojme poshte duke zgjedhur opsionin “System Information”

Ketu mund te verifikojme sa eshte memoria totale e PS3 si dhe sa hapsire boshe kemi.

Kthehemi mbrapa tek menuja kryesore e PS3 dhe shtypim opsionin “Package Manager”

Zgjedhim opsionin “Install Package Files”

Zgjedhim opsionin “Standard”

(Ketu do ju shfaqet programi qe hodhem ne USB. Per ta instaluar mjafton thjesht qe te shtypni butonin “x” mbi te dhe te prisni pak sa te instalohet.

Ne qofte se programi nuk ju shfaqet mund te jen disa arsye:

  1. USB nuk eshte formatuar ne formatin e FAT32  ose nuk eshte hedhur programi brenda ne USB.
  2. Nje ose te dyja portat e USB qe keni ne PS3 tuaj nuk punon 

Presim sa te veproj programi do degjojme PS3 qe ben nje “BIP”

Ne qofte se pas pak sekondash ps3 ju qendron me ekran te zi PS3 ka ngecur. Mos u shqetesoni eshte gje normale mjafton ta fikni dhe ndizni perseri PS3. Ndizni chipin dhe rihapeni programin.

Verifikojme qe memoria eshte rritur.

*Kujdes memoria me 8% mund te rritet vetem nje here ne qofte se e provoni per here te dyte programin thjesht do ju rikthej ne gjendjen fillestare.

Abonohu ne listen tone te email

Behuni pjes e listes tone te email dhe do njoftoheni per postimet me te fundit si dhe perfitoni ulje ekskluzive!
Shperndajeni me miqte tuaj